Më shumë të lindur dhe të vdekur nëpër qytete, më jetëgjatë nëpër fshatra

Shkup, 28 qershor (MIA) - Në Maqedoni vitin e kaluar janë evidentuar 13.536 fëmijë të lindur të gjallë në mjediset e qyteteve ose 58,8 për qind nga numri i përgjithshëm. Në mjediset e fshatrave janë regjistruar 9.466 fëmijë të lindur të gjallë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë i Republikës së Maqedonisë (MAKSTAT).
Pjesëmarrje më të madhe lidhur me numrin e përgjithshëm të lindjeve, sipas rajoneve, ka rajoni i Shkupit me 36,8 për qind, ndërsa më të vogël ai Lindor me 6,7 për qind.
Mosha mesatare e nënës gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve në rajonet e qyteteve është 29,5 vjet përkundër 27,9 vjet në rajonet e fshatrave. mosha mesatare tek lindjet e para në rajonet e qyteteve është 28,1 vjet, ndërsa në ato të fshatrave 25,6 vjet. Gjatë lindjes së parë, për 2,6 për qind është më e re nëna nga rajonet e fshatrave.
Të dhënat statistikore tregojnë se vitin e kaluar në rajonet e qyteteve kanë vdekur 12.438 persona ose 60,9 për qind përkundër 7.983 të vdekur ose 39,1 për qind në rajonet e fshatrave. Pjesëmarrje më të madhe lidhur me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve, ka rajoni i Shkupit me 29,3 për qind, ndërsa më të vogël ai Verilindor me 8,1 për qind. Në rajonet e qyteteve ka pasur 153 foshnje të vdekura, ndërsa në ato të fshatrave 120.
Mosha mesatare e të vdekurve në rajonet e qyteteve është 72,1 për qind përkundër 72,8 vjet në rajonet e fshatrave ose moshë më të vjetër kanë persona e vdekur në rajonet e fshatrave.
Pjesëmarrja në rritjen natyrore të popullsisë nga rajonet e qyteteve është 42,5 për qind, ndërsa 57,5 për qind nga rajonet e fshatrave. Në tre rajone ka paraqitje të rritjes negative natyrore, edhe atë në: rajonin e Pellagonisë, Lindor dhe Vardarit.
Të dhënat për migrimet e brendshme, në kuadër të rajonit të njëjtë, tregojnë se pjesëmarrje më të madhe prej 35 për qind kanë shpërnguljet nga fshati në qytet.
Në migrimet e përgjithshme në nivel të rajonit nga fshati në qytet, pjesëmarrje më të madhe ka rajoni Lindor me 46,8 për qind, ndërsa në atë të Pollogut më e madhe është pjesëmarrja e shpërnguljeve midis fshatrave me 58,3 për qind. Saldoja e migrimeve të jashtme është më e madhe në rajonin e Shkupit, ndërsa më të vogël në atë të Pollogut.ff/hr/10:51
###



Tevdovski në takim me odat ekonomike për pagën minimale
Shkup, 28 qershor 2017 (MIA) - Ministri i Financave Dragan Tevdovski do të mbajë takim me përfaqësuesit e odave ekonomike për rritjen e pagës minimale.
Me takimin vazhdon dialogu i hapur i cili filloi të premten e kaluar kur në Ministrinë e Financave për bisedime për pagën minimale ishin sindikalistët.
Sipas premtimit parazgjedhor, paga minimale në vend duhet të jetë 12.000 denarë dhe të jetë e njëjtë për të gjithë. Ministri deklaroi se projeksioni i këtillë është i mundur, ndërsa për realizimin e saj do të ketë shkurtime", theksoi ai, nga komoditeti i pushtetit.
Pas bisedimeve me sindikalistët dhe odat ekonomike, ministri i Financave duhet të ketë takim edhe me punëdhënësit. Edhe ata i japin mbështetje propozimit tonë. Thonë se absolutisht ka hapësirë për rritjen e pagës minimale por, vetëm nëse nuk ka presione politike dhe dënime", theksoi Tevdovski para takimit me sindikalistët të premten.
Vendimet e dakorduara me të gjitha palët e prekura rreth lartësisë së pagës minimale do të prezantohen dhe debatohen edhe para Këshillit ekonomiko-social.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail