U bë nënë 60 vjeçe me mbarsim artificial, tash burri s’e pranon fëmijën

Novi Pazar, 5 korrik 2017 (MIA) - Një nënë nga Novi Pazari, Atifa Nokiq, kur mbushi 60 vjet, lindi vajzën Alina. Ajo u mbarsua artificialisht dhe tash bashkëshorti i saj, Sherif Nokiq ka vendosur ta braktis, shkruan mediet e atjeshme.
Ai edhe pse kishte qëndruar pranë saj gjatë gjithë kohës së mjekimit, mbarsjes artificiale, tash ka njoftuar largimin, transmeton Koha.net. Sherifi ka thënë se nuk e dëshiron që Alina të mbajë mbiemrin e tij, e as të figurojë si baba i saj.
"Ajo (gruaja) është e lumtur dhe e ka bërë atë që ka dashur", citohet të ketë thënë Nokiq, i cili nuk ka ngurruar të thotë brengën që e mundon.
Sherifi ka thënë se kishte katër fëmijë nga martesa e parë, ndërsa këtë përmes mbarsimit artificial e ka pranuar që t’ia bëjë qejfin Atifës.
Mediat rikujtojnë se Atifa Nokiq është e bija e xhaxhait të politikanit, Rasim Lajiqit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail