Arrestohet një manekine në Arabinë Saudite për shkak se u vesh me minifund

Riad, 19 korrik 2017 (MIA) - Policia saudite e arrestoi dhe më pas e liroi pa asnjë akuzë manekinen Hulud që u shfaq në një video me minifund dhe bluzë me mëngë të shkurtra.
Ajo u ndalua dhe u mor në pyetje pasi video u postua në rrjetet sociale dhe veshja e saj e papërshtatshme, siç u cilësua nga autoritetet, shkaktoi një debat në vendin konservator.
Policia në Riad dha urdhër për arrestimin e saj për shkak të "mosrespektimit dhe shkeljes së rregullave në Islam"
Shumë njerëz kërkuan që ajo të merrte ndëshkim shembullor meqë shkeli kodin e veshjes dhe në krye të fushatës ndaj saj ishte komiteti për promovimin e virtytit dhe parandalimin e vesit, ndryshe njohur si policia fetare.
Çështja e saj i kaloi prokurorisë së përgjithshme në Riad, por prokurori publik e mbylli çështjen me shpejtësi.
Nuk u dhanë arsye për këtë, por ministria e Informimit tha se pasi vajza u mor në pyetje, prokurori urdhëroi lirimin e saj dhe nuk ngriti asnjë padi. Lirimi i vajzës është cilësuar një fitore për liberalët në vend, të cilët bënë fushatë të madhe në mediat sociale që ajo të mos ndëshkohej për asgjë.
Kodi i veshjes në Arabinë Saudite është shumë i rreptë dhe femrat duhet të mbulohen nga koka tek këmbët. Për më tepër, vajza në video gjendej në një qytet historik dhe fetar që quhet “Ushayqir” dhe lirimi i saj pa asnjë ndëshkim është cilësuar vërtetë si fat i madh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail