Diamanti gjigant shitet për 53 milionë dollarë

Londër, 26 shtator 2017 (MIA) - Diamanti "Lesedi La Rona (Drita jonë)", i cili njihet si diamanti i dyti më i madh në botë, është shitur për 53 milionë dollarë.
Sipas lajmit të CNN, kompania britanike e bizhuterive të çmuara "Graff Diamonds" bleu diamantin prej 1.109 karatësh për 53 milionë dollarë, shkruan Ageny Anadolu.
Vitin e kaluar, diamanti u nxor në ankand në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, por nuk ishte blerë nga askush me çmimin e vendosur prej 70 milionë dollarësh.
Diamanti u gjet në minierën e kompanisë kanadeze "Lucara Diamond" në Botswana në nëntor të vitit 2015. Diamanti mori emrin "Lesedi La Rona" që në gjuhën vendase të Botswanës ka kuptimin "Drita jonë".
Diamanti prej 1.109 karatësh është regjistruar si diamanti i dytë më i madh i cili është gjetur deri më tani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail