Nga Turqia vijnë pemët dhe perimet në formë të zemrës, katrorit dhe yllit

Ankara, 9 tetor 2017 (MIA) - Inxhinieri i pylltarisë Ismail Janarates, kultivon pemë dhe perime të pazakonta në formë të zemrës, katrorit apo yllit dhe aktualisht është duke përgatitur korrat e para për eksport në Itali dhe Katar.
Janarates është një fermer i pasionuar nga Turqia, i cili vitin e kaluar kultivoi shalqinj në formë zemre dhe katrori, kurse me ndërtimin e kallëpeve të reja plastike, këtë vit ai ka zhvilluar prodhimin dhe kultivimin e mollëve, limonit, trangujve dhe domates së pazakontë.
Ky inxhinier tha se shalqiri në formë zemre dhe katrori do të shpërndahet në Turqi, Itali, Katar, Rusi dhe disa vende të tjera nga të cilat shitësit e interesuar kanë kontaktuar atë, transmeton Koha.net.
"Pemët në formë të zemrës mund të përdoren veçanërisht si dhurata dhe në sektorin e turizmit. Gjithashtu këta shalqinj do të dekorojnë dritaret e dyqaneve. Njerëzit me një tufë lule shprehin dashurinë dhe tani kjo mund do të bëhet edhe me pemët në formë zemre", tha Janarates.
Ai gjithashtu shtoi se e gjithë familja e tij merret me bujqësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail