Diamanti më i madh i bardhë i tejdukshëm në botë, shkon në ankand

Londër, 9 tetor 2017 (MIA) - Diamanti më i madh i tejdukshëm që është ofruar ndonjëherë në ankand, këto ditë është ekpozuar në shtëpinë e ankandit "Kristi" në Londër.
"Ky diamant prej 404 karatësh u gjet në Angola në fillim të vitit 2016. Ekspertët e stolive shqyrtuan më shumë se 50 variante të disenjit para se të vendosnin për më të përshtatshmen për këtë gur, vlera e të cilës është 163,41 karat. Në gjerdan, kanë punuar 14 mjeshtër të kompanisë së Gjenevës "De Grisogono" për më shumë se 1.700 orë, tha drejtori ndërkombëtar për tregti"Kristi", David Voren.
"Çmimi i gjerdanit nga smeraldi dhe diamanti me diamant kryesor, i lidhur me mjedisin, pritet të jetë rreth 30 milionë dollarë", vlerësojnë ekspertët.
"Për momentin, ky është guri më i madh në ngjyrën D (blu i bardhë, në pamje i pangjyrë dhe i tejdukshëm), i cili një herë është ekspozuar në ankand", tha Voren.
Gjerdani do të paraqitet në filialin e "Kristi" në Gjenevë më 14 nëntor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail