Luvri hap muzeun e vet në Abu Dabi (video)

Abu Dabi, 16 tetor 2017 (MIA) - Muzeu i Luvrit muajin e ardhshëm zyrtarisht do ta hapë galerinë e vet në Abu Dabi, pothuajse 11 vjet pasi Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e nënshkruan marrëveshjen për ndërtim.
Siç njoftojnë mediat lokale, muzeu në kryeqendrën e Emirateve do t'i ketë 700 eksponate, kryesisht të huazuara prej Luvrit parisien. Bëhet fjalë për "degën" e parë të Luvrit jashtë France.
Abu Dabi Francës i pagoi 445,2 milionë euro për të drejtën e përdorimit të emrit Luvër, si edhe 636 milionë euro plotësuese për ekspertë francezë dhe menaxherë të obliguar për vepra artistike.
Objektin e zbukuron një kupolë e lartë 180 metra e cila i ka 8.000 pjesë metalike. Kjo është vepër e arkitektit francez, Zhan Nuvel i cili thekson se këto kupola janë simbol kryesor i arkitekturës arabe.
Zbrazëtirat në kupolë mundësojnë drita të jetë e pranishme gjatë ditës.

Muzeu i ri është vendosur në ishullin Sadiat dhe duket sikur lundron në Gjirin Persik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail