"Like" në Facebook për ne zbulojmë më shumë sesa mendojmë

Nju-Jork, 15 nëntor 2017 (MIA) - Psikologjia e "bindjes masive" me fushatat onlajn, tregon se konkretisht ata e rrisin shitjen e prodhimit për madje 50 për qind.
Në një eksperiment, i cili ka përfshirë 3,5 milionë njerëz, shkencëtarët e kanë analizuar pëlqimin e përdoruesit të Facebook-ut, që të "hyjnë" në gjurmën e tij psikologjike - pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për person introvert apo ekstrovert.
Hulumtuesit në atë mënyrë treguan se ajo "gjurmë e vogël digjitale" nga përdoruesi mundet edhe atë të ndikojë në reklamë e cila më vonë i prezantohet pikërisht atij.
Gjithçka filloi nga baza e madhe "lajke" të milion përdoruesve anonim të Facebook-ut. Ata të cilët e kanë "pëlqyer" Lady Gaga, për shembull, janë kualifikuar si më ekstrovent, ndërsa ata të cilët e kanë "pëlqyer" serialin "Stargejt" - si më introvert.
Reklamat më vonë janë krijuar pikërisht sipas këtyre karakteristikave, ndërsa jehona ka qenë e pabesueshme. Një reklamë është parë orej mbi tre milionë njerëz, ndërsa 20 për qind prej tyre edhe e kanë blerë prodhimin.
Ndërsa, e gjithë kjo tregon dhe se gjithçka që bëni në rrjetet sociale, ndiqet nga më shumë njerëz, sesa mendoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail