Nënat kryefamiljare vështirë gjejnë punë, të papunë 30 për qind

Shkup, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Nënat kryefamiljare vështirë gjejnë punë. Vlerësohet se rreth 30 për qind e tyre në vend janë të papuna dhe duhet të ndihmohen për qasje më të lehtë në tregun e punës dhe përmes masave për punësim në Planin operativ.
Kjo u theksua nga pjesëmarrësit e konferencës përfundimtare për projektin "(Vetë)punësim për nënat kryefamiljare", i financuar nga BE-ja, që e realizojnë Shoqata e grave afariste, Instituti për mbështetje menaxhuese dhe Konfederata afariste e Maqedonisë.
"Në këtë shtet në parim vështirë vihet deri në punësim. Nënat kryefamiljare janë grup i posaçëm që jo vetëm që nuk kanë punë por e kanë edhe atë ngarkesë të daljes nga shtëpia dhe ngarkesën e stigmatizimit nga rrethina dhe kjo është më e vështirë që ato t'i nxjerrim nga shtëpia dhe t'i punësojmë. Megjithatë me programet e këtilla të cilat janë shembull pozitiv konsideroj se mund t'u ndihmojmë edhe atyre edhe fëmijëve", tha Valentina Disovska, kryetare e Shoqatës së grave afariste të Republikës së Maqedonisë.
Sipas saj, punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm se nënat kryefamiljare duhet të punësohen dhe të jenë të vetëdijshme për problemet që i kanë. Porositi se duhet të kenë orar fleksibil të punës që t'u mundësohet të kujdesen për familjen.
Punëdhënësit, sipas Mile Boshkovit nga Konfederata afariste e punëdhënësve, duhet të kenë trajtim të njëjtë gjatë punësimit dhe punëdhënësit të mos publikojnë shpallje të cilat do të jenë diskriminuese.
"Gjithnjë e më shumë po ngrihet vetëdija në Maqedoni dhe është e rëndësishme se njerëzit i trajtojmë njëjtë pa marrë parasysh se nëse janë me pengesa pse në ndonjë kategori tjetër. Është e rëndësishme se të gjithëve duhet t'u jepen mundësi të njëjta", theksoi Boshkov.
Ai potencoi se projekti ka treguar se nënave kryefamiljare u nevojitet mbështetje e madhe, u nevojitet përfshirje sociale dhe më shumë siguri lidhur me mënyrën në të cilën punësohen dhe mënyrën me të cilën hyjnë në tregun e punës.
Emilia Golova, nënë kryefamiljare dhe pjesëmarrëse në projekt thotë se prindërit kryefamiljarë janë kategori e posaçme, posaçërisht nënat për shkak se në shoqërinë tonë ato janë në gjendje të pavolitshme për shkak të gjendjes ekonomike.
"Ato janë të shqetësuara, nuk kanë mbështetje dhe pikërisht për këtë arsye projektet e këtilla kanë rëndësi jo për shkak të asaj që do t'i ndihmojnë ekonomikisht, por edhe për shkak të asaj që do të tregojnë se dikush në shoqëri kujdeset për to, se me të vërtetë vëren se janë kategori e posaçme e njerëzve të cilëve u nevojitet ndihmë", theksoi Golova.
Projekti përfshiu nëna kryefamiljare nga Shkupi, Shtipi dhe Manastiri. ff/mp/14:31
###



Liderët ballkanik u angazhuan për rajon të vetëm ekonomik
Shkup, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10 është mundësi shtesë për rritje dhe zhvillim të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për afrim të rajonit drejt BE-së, porositi kryeminsitri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Sofje të kryeministrave të rajonit, në kuadër të Konferencës ndërkombëtare "Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit", organizatore e së cilës është Banka Botërore.
Banka Botërore kumtoi se do të mbështesë Projekt për lehtësim të transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor në vlerë të përgjithshme prej 150 milion dollarësh, duke vlerësuar se benefiti për shtetet nga Ballkani Perëndimor do të jetë në vlerë të përgjithshme prej një miliardë dollarësh.

Zaev, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, e përshëndeti mbështetjen e Bankës Botërore ndaj bashkëpunimit rajonal dhe shtoi se prania në Konferencën në Sofje, e eurokomisarit për zgjerim të BE-së, Johanes Han, është porosi për rëndësinë që ka rajoni për BE-në, e cila tani duhet t'u përgjigjet pritjeve.
"Kryesimi i ardhshëm i Bullgarisë me BE-në dërgon porosi inkurajuese që i tërë rajoni të japë rezultate, përmes përmbushjes së pritjeve të BE-së në pjesën e avancimit të Ballkanit që është interes i të gjithëve. Lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve do të jetë lehtësim serioz për qytetarët dhe për biznesin. Ndërlidhja TI e vendkalimeve kufitare do të thotë modernizim dhe mundësi që qytetarët tanë të ndjehen të barabartë me qytetarët e Evropës", theksoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë.
Duke theksuar se duhet t'i bëjmë komplementare ekonomitë tona, në vend se të jemi konkurrues, Zaev tha se në atë mënyrë rajoni do të ndërlidhet ekonomikisht dhe do të jetë më tërheqës për tregjet evropiane dhe botërore.
Drejtoresha kryesore ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva sqaroi se i ndihmojnë rajonit që të ndërlidhet më mirë ekonomikisht përmes projektit që do të mundësojë një sportel në vendkalimet kufitare përmes të cilit do të zhvillohet më lehtë tregtia dhe qarkullimi i njerëzve, sistem përpunues për kontroll të përbashkët, me qëllim të sigurisë më të mirë, si dhe rrugë cilësore në suaza të mbështetjes financiare për infrastrukturën.
Porosi për një rajon të vetëm ekonomik me qëllim që të avancohet potenciali ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor dërgoi edhe eurokomisari Han, i cili sqaroi se në atë mënyrë do të pakësohen më shpejt dallimet ekonomike me BE-në, me qëllim të afrimit drejt BE-së dhe përkushtimit të të gjitha kritereve të tjera, të nevojshëm për integrimin e tij.
Eurokomisari Han përsëriti se Komisioni evropian e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Të gjithë kryeministrat nga shtetet e Ballkanit Perëndimor e mbështetën intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe i përshëndetën angazhimet e Republikës së Bullgarisë, si vend i ardhshëm kryesues me BE-në, për perspektiva evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov bëri thirrje që e kaluara t'u lihet atyre që e kanë punë për t'u marrë me të dhe kryesitë aktuale politike të shteteve të përkushtohen në perspektivat e së ardhmes të shteteve amë dhe të rajonit.
Konferenca "Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit" vazhdoi me diskutime më konkrete në temën lehtësimi kufitar dhe lehtësimet digjitale për bashkëpunim më të mirë ekonomik të Ballkanit Perëndimor, mbështetur nga Banka Botërore dhe nga Bashkimi Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail