Testohet aeroplani më i madh në botë

Los Anxhelos, 21 dhjetor 2017 (MIA) - Aeroplani më i madh në botë "Stratolaunch" është testuar në një pistë në Kaliforni, kurse pamjet e publikuar në Twitter i ka vënë shefi i kompanisë dhe njëherit njëri nga themeluesit e kompanisë Microsoft, Pol Allen.
Ky aeroplan jo më kot ka fituar epitetin e aeroplanit më të madh në botë, krahët i ka 117 metra të gjerë, kurse gjatësia e tij është plot 73 metra.
"Stratolaunch është nxjerrë nga hangari në pistën e aeroportit Mojave, dhe me sukses ka kryer fazën e parë të testimit", ka shkruar Allen, transmeton Telegrafi.
Në video shihet aeroplani me dy "trupa" dhe me gjashtë motorë duke lëvizur në pistë, por nuk është ngritur në ajër pasi ngritja në ajër para shihet të bëhet në fazën e dytë të testimit.

I dizajnuar si një platformë për lansimin e raketave me të cilat do të dërgoheshin pajisje në orbitën e Tokës.
Sipas vlerësimeve, ai peshon 230 tonë, por mund të transportoj pajisje të ndryshme që kanë të njëjtën peshë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail