Rama, kryeministri "Santa Klaus"

Tiranë, 9 janar 2018 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama, njihet gjerësisht nga publiku shqiptar dhe ai i huaj për mënyrat e veçanta që përdor në funksion edhe të detyrës së tij si kreu i qeverisë.
Kjo veçori e tij, transmeton ATSH, u duk fillimisht kur Edi Rama mori postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Publikut shqiptar filloi t’i bënte përshtypje veshja e tij që u konsiderua e çuditshme.
Ngjyrat e ndezura shoqëruan jo vetëm rikonstruksionin e pallateve të Tiranës, por edhe veshjen e tij, që u pranua gjerësisht nga opinioni publik.
Edi Rama ra në sy sidomos edhe për opinionin e huaj publik kur ai u zgjodh kryeministër i Shqipërisë.
Atletet e tij në takimet zyrtare ishin jo vetëm një stil i ri të veshuri për një kryeministër.
Analistët e huaj mendojnë se me këtë ai kërkon të japë mesazhin se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Ajo duhet të vrapojë për t’u integruar sa më shpejt në Evropë.
Këtë Vit të Ri, Edi Rama i surprizoi sërish shqiptarët. Në një prej emisioneve televizive "E diela shqiptare" që ndiqet me interes nga publiku Edi Rama u vesh si Santa Klausi për të realizuar dëshirën e Leos.
Djali i vogël, vetëm nëntë vjeç, me probleme shëndetësore me këmbët e tij, ku ka kryer 14 operacione, i kishte shkruar Santa Klausit që t’i mundësonte një fizioterapist dhe një makinë që ta dërgonte çdo ditë në shkollë.
Gjatë këtij emisioni kryeministri Rama, i veshur si Santa Klausi, dëgjoi jo vetëm historinë e Leos, por edhe të Eriglisës, 26-vjeçares nga komuniteti egjiptian, e cila apeloi që t’i bashkangjiteshin dëshirës së saj për të shpërndarë dhurata për këtë komunitet për Vitin e Ri.
Kryeministri "Santa Klaus" u angazhua të ndihmonte Leon duke i siguruar jo vetëm transportin ditor, por edhe një fizioterapist, në mënyrë që të mudësohej sa më shpejt ngritja e tij në këmbë.
Gjithashtu, Rama jo vetëm i plotësoi dëshirën Eriglisa Lamit që të shpërndanin dhurata për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, por edhe i bëri një surprizë tjetër duke i ofruar postin e këshilltares së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
"Shqipëria sot është një shtëpi që ka brenda një familje me shumë probleme, por i takon familjes të bëjë zgjedhjen e saj, nëse do të dorëzohet apo do të luftojë bashkë, që gjenerata ta ketë jetën më të lehtë dhe perspektiva të jetë më e sigurtë", tha Rama, i cili bëri realitet ëndrrat dhe dëshirat e Leos dhe Eriglisës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail