Obama planifikon të bëhet producent në Netflix

Los Angjelos, 9 mars 2018 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Barak Obama është në negociata me Netflix me qëllim që të bëhet producent i një serie me buxhet të lartë. Bisedimet ende nuk kanë përfunduar, por janë në fazë përparimtare.
Obama megjithatë nuk do ta shfrytëzojë shoun e tij në Netflix për të drejtuar kritika ndaj politikës konservatore të trashëguesit të tij, Donald Tramp, shkruajnë mediumet amerikane.
"Presidenti dhe zonja Obama çdoherë kanë besuar në fuqinë e rrëfimit për të inspiruar. Në jetën e tyre, ata shçesh i popullarizojnë njerëzit të cilët dëshirojnë ta ndryshojnë botën për më mirë. Projekti i ri do të thotë vazhdim i asaj praktike", deklaroi Erik Shullc, këshilltar i ish-presidentit.
Informatat e para flasin se ajo do të jetë një seri dokumentare për bisedimet të cilat Obama i ka pasur rreth reformave të veta politike, prej të cilave disa edhe sot krijojnë ndarje në shoqërinë amerikane. Mishel Obama,ndërkaq, është e interesuar për temat rreth pasionit të saj - nutricionizmit.
Honorarin për producentët e planifikuar ende nuk kumtohen.
Përndrshe, Barak dhe Mishel Obama për momentin po i përgatisin memoaret e tyre për të cilat morën 60 milionë dollarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail