Singapori pesë vite me radhë është qyteti më i shtrenjtë për jetesë në botë

Singapor, 19 mars 2018 (MIA) - Për shkak të shpenzimeve të mëdha për pronarët e automobilave, Singapori pesë vite me radhë e konfirmoi statusin e saj të qytetit më të shtrenjtë në botë, tregoi hulumtimi i Ekonomist Intelixhens Junit (EIU).
Autoritetet e metropolit financiar aziatik përcaktojnë çmime jashtëzakonisht të larta për përdorim të automjeteve me qëllim që ta zvogëlojnë ndotjen dhe rrëmujën e komunikacionit. Vetëm leja për posedim të automobilit kushton 30.000 dollarë amerikanë, ndërsa madje një automobil i thjeshtë i udhëtarëve mund të kushtojë në mesatare 75.000 dollarë.
Vendin e dytë e ndajnë Parisi dhe Cyrihu, ndërsa i katërti është Hong-Kongu. Oslo është qyteti i pestë më i shtrenjtë, në vendin e gjashtë dhe të shtatë - Seuli dhe Gjeneva, në të tetin - Kopenhaga, ndërsa të nëntin dhe të dhjetin i ndajnë Tel Avivi dhe Sidnei.
Tokio dhe Nju-Jorku pas një periudhe më të gjatë nuk ishin në mesin e dhjetë qyteteve më të shtrenjta.
Qytetet aziatike zakonisht janë më të shtrenjta për jetesë sa i përket ushqimit, ndërsa qytetet evropiane - sa u përket shpenzimeve shtëpiake, mjeteve për higjienë, rekreacion dhe zbavitje, thuhet në hulumtim.
Midis qyteteve më të lira madje, janë Damasku Karakasi, Lagosi dhe Karaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail