Porno-ylli Stormi Daniells thotë se i janë kërcënuar për të heshtur për lidhjen me Trampin

Uashington, 26 mars 2018 (MIA) - Porno-ylli Stormi Daniells, e cila pohon se ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin amerikan, Donald Tramp atëherë kur ai nuk ishte në politikë, deklaroi se në vitin 2011 i janë kërcënuar për të heshtur.
Stormi Daniells, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Kliford, në një intervistë për Si-Bi-Es deklaroi se me fëmijën ishte duke shkuar në palestër në Las Vegas, kur në parking i ishte afruar një burrë i panjohur.
"Ai mu afrua dhe më tha: Lëre Trampin të qetë. Harroje atë histori. Pastaj e shikoi vajzën time dhe tha: Sa vajzë e bukur. Do të ishte shumë keq nëse i ndodhte diçka nënës së saj dhe u largua", shpjegoi kështu porno-ylli.
Ajo thotë se vetëm njëherë, në korrik të vitit 2006, ka pasur takim intim me Trampin, por kishin qenë në lidhje rreth një vit. Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, avokati i Trampit ka paguar 130.000 dollarë që ajo të heshtë. Paraprakisht avokati kumtoi se ai i ka paguar Stormi Daniells, ndërsa presidenti nuk ishte në dijeni për këtë.
Më 6 mars ajo parashtroi padi kundër presidentit, duke thënë se asnjëherë nuk ka nënshkruar marrëveshje për të heshtur për lidhjen intime mes tyre. Por, ish-avokati i saj dhe ish-agjenti i biznesit e ka detyruar të nënshkruaj një deklaratë në të cilën mohon se ka pasur lidhje me Trampin.
Kjo deklaratë u publikua nga avokati i Trampit si dëshmi se një lidhje e tillë nuk ka ekzistuar.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dashur ta komentojë intervistën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail