Diamanti blu, në ankand pas 300 vitesh, që pritet të shitet mbi 5 milionë dollarë (video)

Shkup, 29 mars 2018 (MIA) - Përgjatë 300 viteve të fundit ka qenë në duart e 4 dinastive mbretërore evropiane. Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, "Farnese", do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij, në shtëpinë e ankandeve "Sotheby’s".
Guri i errët blu, në formë dardhe, u zbulua në minierën “Golconda” të Indisë, e fillimisht iu dhurua në vitin 1715, Elisabeth Farneses së lindur në Itali, pas martesës së saj me Mbretin Filip të Spanjës.
Që prej atëherë, diamanti i rrallë do të kalonte në më shumë se 7 breza, pasi trashëgimtarët e Elisabethës, të martuar në familje të tjera të mëdha europiane, udhëtuan në mbarë kontinentin, nga Spanja në Francë, Itali e Austri.
Në disa prej momenteve të tij më të rëndësishme, diamanti u mbajt nga Charles II, Duka i Luccas, e ka qenë edhe pjesë e kurorës me gurë të çmuar që besohet të jetë mbajtur nga Marie Antoinette.
Thuajse përgjatë të gjithë historisë së tij, ai njihej vetëm nga pjesëtarët e familjeve të përfshira, por edhe argjendarëve që kujdeseshin për të.
Muajin e ardhshëm, raporton Top Channel, një familje e trungut të Mbretëreshës Elizabeth do të shesë gurin në ankandin madhështor të “Sotheby’s”, me vlerësimin e lartë të vendosur në 5 milionë franga zvicerane, apo 5.27 milionë dollarë, por sipas ekspertëve mund të shitet edhe më shumë sesa aq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail