Sauditët hapin kinematë, të parat që prej vitit 1970

Abu Dabi, 5 prill 2018 (MIA) - Kinematë në Arabinë Saudite do të hapen në 18 prill për të parën herë që prej viteve 1970 dhe filmi që do të mbushë ekranet e tyre është "Pantera e Zezë".
Një zhvillim i tillë është pjesë e marrëveshjes së arritur me rrjetin më të madh të kinemave në botë, AMC, për çeljen e 40 të tillave në rreth 15 qytete saudite përgjatë pesë viteve të ardhshme.
Viti i kaluar solli fillesat e një lëvizjeje të madhe për të sjellë argëtim në Arabinë Saudite si pjesë e atij qe njihet si “Vizioni 2030”, plani ambicioz i princit të kurorës Mohammed bin Salman për reforma të gjera ekonomike dhe sociale në vend.
Mbretëria konservatore myslimane kishte kinema përpara 4 dekadash, por ato u mbyllën me urdhër të klerikëve islamike të linjës së ashpër. Në muajin janar, myftiu i madh sheiku Abdul Aziz Al al-Sheikh bëri një përpjekje të fundit për ta ndaluar hovin reformator me paralajmërimet ndaj “shthurjes” së kinemave, që sipas tij, korruptojnë moralin.
Familja mbretërore e Arabisë Saudite dhe establishmenti fetar ndjekin një formë të rreptë të Islamit Suni të njohur si vehabizëm, dhe kodet islamike të sjelljes e veshjes zbatohen rreptësisht.
Por sauditet tani duan t’i kthehen islamit të moderuar, ndërsa hapja e kinemave nga ana tjetër do të prekë një treg të pashfrytëzuar që mund të gjenerojë deri në 1 miliard dollarë në vit nga shitja e biletave, transmeton Top Channel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail