Një diamant i rrallë blu është shitur për 6,7 milionë dollarë

Gjenevë, 16 maj 2018 (MIA) - Një diamant i rrallë blu që ka kaluar 300 vite në shtëpitë mbretërore të Evropës, është shitur në një ankand në Gjenevë për 6.7 milionë dollarë.
"The Farnese Blue" i ishte dhënë si dhuratë martese Elisabeth Farnese, vajzës së dukës së parmës, kur ajo u martua me Filipin e Pestë të Spanjës në viti 1715. Ai u përcoll më pas nga gjenerata në gjeneratë duke u zhvendosur nga Spanja në Francë, më pas në Itali dhe Austri.
Diamanti 6,1 karatësh vjen nga miniera e famshme e Golkondës në indi. Ai u shit pas vetëm katër minutash në ankandin e "Sothbi’s" duke kapërcyer menjëherë parashikimet e ekspertëve, nga 3.5 në 5 milionë dollarë.
"Ne prisnim një rezultat të mirë por filluam nga 3.4 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë, ndaj i kapërcyem pritshmëritë”, thanë specialistët e "Sothby's”.
Sipas faqes së internetit të shtëpisë së ankandeve, diamanti në formë dardhe, dikur ishte pjesë e një kurore të mbretëreshës fatkeqe të Francës Marie Antoinete. Identiteti i pronarit të fundit ndërkohë nuk është bërë i ditur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail