Simboli i shqiponjës, shqiptarët paguajnë gjobën e FIFA-s ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Tiranë, 29 qershor 2018 (MIA) - Shqiptarët ia dolën të mbledhin shumën e kërkuar për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, për simbolin e shqiponjës që ata bënë në ndeshjen Zvicër-Serbi.

Në llogarinë bankare "MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA", e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u arrit të mblidhej shuma e nevojshme falë kontributit vullnetar.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohjen për solidaritetin e treguar.

"U KRY. Faleminderit të gjithëve", shkruan ai në rrjetin social "Facebook".

"MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA" ishte një nismë që erdhi si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën secili me 10 000 franga zvicerane për sjellje josportive që bie në kundërshtim me parimet e fair-play dhe u paralajmëruan, ndërsa kapiteni Stephan Lichtsteiner, që iu bashkua këtyre festimeve, u gjobit me 5 000 franga zvicerane si dhe një paralajmërim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail