Prej dje shitje të pijeve alkoolike pa kufizim kohor

Shkup, 8 korrik 2018 (MIA) - Prej dje pijet alkoolike do të mund të blihen në çdo kohë gjatë ditës ose natës, pasi kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për të shfuqizuar afatin kohor për blerjen e alkoolit nëpër markete.
Kuvendi i Republikës së Maqedonsë para rreth dhjetë ditëve i votoi ndryshimet e Ligjit për tregti, të propozuara nga Qeveria në maj të këtij viti.
Me ndryshimet ligjore lejohet edhe shitja e pijeve alkoolike nëpër kiosqe, por mbetet ndalesa për shitje në shitoret në përbërje të stacioneve të benzinës. Mbetet edhe ndalesa për shitje të alkoolit për persona më të rinj se18-vjeçarë. Që të mund të shesin pije alkoolike, objeketet tregtare edhe më tej duihet të posedojnë liçenca adekuate. bsh/10:19
###



Bekteshi dhe Duraki për vizitë në komunën e Likovës
Shkup, 8 korrik 2018 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, sot do të zhvillojnë vizitë pune në komunën e Likovës.
Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, ministrat Bekteshi dhe Duraki do të takohen me kryetarin e komunës Erkan Arifi, ndërsa pas takimit do të zhvillojnë vizita tek biznese që operojnë në këtë komunë. bsh/10:25
###



Rakhmanin: Bujqësisë së Maqedonisë i nevojiten inovacione dhe digjitalizim
Shkup, 8 korrik 2018 (MIA) - Inovacione dhe digjitalizim, teknologji bashkëkohore dhe pajisje, përmirësim të lidhjeve mes prodhuesve, përpunuesve dhe tregjeve, si dhe përforcimi i shërbimeve këshilldhënëse për bujqit, janë të domosdoshme për agrarin e Maqedonisë, rekomandon Vlladimir Rakhmanin, zëvendës drejtor i përgjithshëm i FAO-s dhe Person përgjegjës për Zyren rajonale të FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Në intervistë për MIA-n, Rakhmanin thotë se Maqedonia është në rrugën e duhur dhe FAO është e gatshme ta përkrah, por, nevojitet edhe shumë punë.
Sipas tij, duhet të zgjidhet problemi me sipërfaqet e ndara, ndërsa nevojitet edhe transformim sa më i shpejtë ndaj sistemeve të qëndrueshme për ushqim.
"Në epokën e digjitalizuar, afaristët e vegjël dhe fermerët famijlarë në Maqedoni kanë nevojë për inovacion të vazhdueshëm, e për këtë u nevojitet përkrahje më e mirë përmes shërbimeve të përforcuara, inkluzive dhe pluraliste këshilldhënëse", tha Rakhmanin.

Lidhur me konkurrencën në tregun evropian, që posaçërisht do të shprehet pas hyrjes eventuale të Maqedonisë në BE, thotë se prodhimet nga nënsektoret e punës kanë mundësi më të mira, si dhe prodhimet me karakter lokale, posaçërisht ato organike.
Për subvencionet dhe arsyeshmërinë e tyre, thekson se është pozitive ajo që vendet nga rajoni financiarisht e përkrahin rritjen bujqësore dhe zhvillimin rural, duke i marrë parasysh aspektet sociale.
Intervistën me rastin e nënshkrimit të programit kornizë të FAO-s për Maqedoninë për periudhln 2018-2020 të caktuar për 11 korrik, MIA do ta publikojë në tërësi gjatë ditëve të ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail