Maria Kiri Sklodovska - gruaja më me ndikim e shekullit

Londër, 10 gusht 2018 (MIA) - Marija Kiri Sklodovska, shkencëtarja polako-franceze, është gruaja më me ndikim e shekullit, vendosën pjesëmarrësit në anketën e Bi-Bi-Si.
Ata e renditën Kirin në vendin e parë në listën e njëqind grave, të cilat e kanë ndryshuar botën, sepse ajo ishte personi i parë, që i kishte fituar dy çmime Nobel (fizikë në vitin 1903 dhe kimi në vitin 1911) dhe për shkak të hulumtimit të radioaktivitetit - fjalë të cilën ajo vet e ka shpikur.
Në Britaninë e Madhe së shpejti do të festohet njëqindvjetori nga e drejta e votës së grave dhe në vijim është debati për përfaqësim më të mirë të grave në shoqëri dhe uljen e hendekut në pagat mes gjinive.
Në vendin e dytë është aktivistja amerikane Roza Parks, e cila ka refuzuar t'ia lirojë vendin e saj në autobus një njeriu pa ngjyrë dhe kështu e ka ngritur luftën për të drejtat e personave me ngjyrë në Amerikë, ndërsa në vendin e tretë është Emelin Pankherst, me meritë të së cilës gratë kanë fituar të drejtën e votës.
Matematicientia angleze dhe pioniere e programit kompjuterik Ada Lavlejs gjendet në vendin e katërt të listës, ndërsa e pesta është kimistja Rozalind Frenklin, e cila kontribuoi në kuptimin për njohjen e strukturës molekulare të ADN-së.
Zgjedhja mund të shkaktojë edhe mospajtime, shkruan "Gardian" nëse Magaret Thaçer vërtetë është në vendin e gjashtë, ndërsa princesha Diana në të 15? Dhe nëse Eleanor Akvitanska ( në të 11), grua e fuqishme e dy mbretërve, francezit Luji i Shtatë dhe anglezit Henri i Dytë, ka pasur rëndësi më të madhe për historinë botërore nga Shën Mëria në vendin e 12-të.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail