Një banor i Maqedonisë brenda një viti konsumon më pak se një kilogram akullore, në BE gjashtë

Shkup, 15 gusht 2018 (MIA) - Një banor i Maqedonisë brenda një viti konsumon rreth 0,85 litër akullore. Statistika tregon se vitin e kaluar një amvisëri në Maqedoni mesatarisht ka blerë dhe shpenzuar 3,4 litra akullore.
Të dhënat e Eurostat, tregojnë se banorët në BE konsumojnë gjashtë litra në vit.
Në Maqedoni prodhimtaria vjetore e akulloreve është 23.088 hektolitra.
Prodhuesi më i madh në Evropë është Gjermania me prodhimtari vjetore prej 517 milionë litra. Në vendin e dytë është Italia me 511 milionë litra, e treta është Franca me 466 milionë litra, Spanja është e katërta me 319 milionë litra, ndërsa Britania e Madhe me 288 litra është në vendin e pestë. fc/hr/12:01
###



Ulet numri i lejeve të lëshuara për ndërtim në qershor
Shkup, 15 gusht 2018 (MIA) - Ulet numri i lejeve të lëshuara për ndërtim në qershor në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se në qershor janë lëshuar 205 leje për ndërtim që është për 10,9 për qind më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Vlera e paraparë e objekteve arrin 2.945.737 mijë denarë që është për 22,6 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm të lejeve të lëshuara 117 janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 45 për objekte të ndërtimit të ulët dhe 43 për objekte për rikonstruim.
Te 115 objekte si investues paraqiten persona fizikë, ndërsa te 90 objekte, investues janë subjekte afariste.
Është paraparë ndërtimi i 554 banesave me sipërfaqe të dobishme të përgjithshme prej 41.505 m2. hr/13:17
###



Nikollovski: Po bëhen përpjekje maksimale për eksport të pjeshkave në vende të tjera
Strugë, 15 gusht 2018 (MIA) - Qeveria punon në atë që të mos ketë dëmtime nga ndalesa për import të pjeshkave nga Maqedonia në Federatën Ruse dhe të kthehet gjendje në normale, theksoi sot ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shumimit të peshqve të akumulimit Glloboçicë.
Përsëriti se vendi nuk ka marrë njoftim zyrtar për masën e përkohshme dhe se në vijim janë kontrolle të përforcuar inspektuese të pikave.
Sipas Nikollovskit, përfaqësues të kompanive nga Anglia dhe Kosova tanimë janë në Rosoman që të vlerësojnë se nëse mund të blejnë sasi të caktuara nga tre kamionët që i ktheu Rusia.
"Jemi të përkushtuar për eksportim deri në kilogramin e fundit të pjeshkave ose çfarëdo lloj peme, të sigurohet plasman në tregje të tjera. E menaxhuam këtë gjithë javën dhe sot përfaqësues të kompanive nga Anglia dhe Kosova janë në Rosoman. Menaxhuam që të mund të eksportohet ajo që tanimë është përgatitur", nënvizoi ministri.
Njoftoi edhe se ka iniciuar takim me ambasadorin rus në Maqedoni.
"Si bashkë-kryetar i komisionit ndërqeveritar kontaktova me palën tjetër, por Qeveria e re në Rusi nuk ka emëruar bashkë-kryesues. Gjithë vitin po i mirëmbajmë marrëdhëniet partnere edhe në pjesën e bujqësisë, me vizitën time në Rusi bëmë gjithçka që t'i normalizojmë aktivitetet, për shkak se në pesë vitet e fundit nuk ka pasur kurrfarë komunikime qeveritare", shpjegoi ministri Nikollovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail