Shkenca zbulon se cilëve meshkuj nuk mund t’iu rezistojnë femrat

Është e zakonshme që një mashkull me pamje fizike mesatare i cili vepron me shumë vetëbesim është më i suksesshëm me gratë sesa një mashkull me fytyrë joshëse. Për këtë ka edhe shpjegim shkencor.

Një studim i publikuar në ‘Psychological Science’ ka zbuluar se pamja fizike e meshkujve që është larg standardeve të bukurisë, por të cilët veprojnë me shumë vetëbesim pranë femrave, janë më të suksesshëm sesa meshkujt të cilët janë tejet joshës fizikisht.

Studimi ka përfshirë 96 meshkuj dhe 103 gra të cilat kishin marrë pjesë në takime të shpejta, ku secili pjesëmarrës i kishte shpenzuar tre minuta duke biseduar me pjesëmarrësin tjetër. Rezultatet kishin treguar se “meshkujt të cilët kishin besuar se janë më joshës se ç’janë në të vërtetë, ishin perceptuar edhe nga femrat si më joshës”. E ky vetëbesim kishte qenë çelësi për takime të suksesshme.

Veç kësaj, studimi gjithashtu ka zbuluar se meshkujt të cilët janë më pak të brengosur për pamjen fizike jo vetëm se janë më të suksesshëm me femrat, por edhe rrisin fëmijë me vetëbesim të lartë.

Studimi ka shtuar se meshkujt joshës janë gjithashtu më të prirë të tradhtojnë.

Pra, tani i dimë nja dy gjëra rreth meshkujve: femrat i preferojnë meshkujt me vetëbesim të lartë dhe zemërgjerë, pamja fizike e të cilëve është larg stereotipeve të bukurisë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail