Si t’iu pëlqeni njerëzve brenda pak sekondave

Brenda pak sekondave që ju takojnë, njerëzit veçse kanë krijuar paragjykime për personalitetin tuaj.

Ato vlerësime mund të ndikojnë në atë se a dëshirojnë t’ju punësojnë, të shoqërohen me ju apo edhe të jenë në lidhje me ju, transmeton Telegrafi.

Prandaj, duke marrë parasysh se sekonda te parë të takimit me dikë janë shumë të rëndësishëm, është e domosdoshme të bëni çmos që ta krijoni një përshtypje sa më të mirë herën e parë – para se të jetë shumë vonë.

Hapi i parë: Bëhuni të hapur

Ekspertët thonë se duhet ta hapni trupin dhe qëndrimin.

Në aspektin e gjuhës së trupit, ekspertët thonë se zemra juaj duhet të jetë e drejtuar kah personi që jeni duke e takuar. Mos e mbuloni pjesën e zemrës me duar dhe, nëse jeni duke veshur xhaketë, zbërthejeni paraprakisht.

Është po aq e rëndësishme të kultivoni një qëndrim pozitiv.

Hapi i dytë: Kontakti me sy

Ju duhet të jeni personi që e inicioni kontaktin me sy, ndërkaq sytë i lini ta pasqyrojnë qëndrimin tuaj pozitiv.

Por, sigurohuni që herë pas here ta hiqni shikimin nga sytë e personit që po e takoni, sepse kontakti i tepërt me sy ju bën të dukeni të pasjellshëm ose personi tjetër ndihet i turpshëm.

Hapi i tretë: Buzëqeshni

Bëhuni personi i parë në takim që buzëqeshni. Kështu e përçoni mesazhin se jeni të sinqertë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail