Çmimi Oskar për të 91-tën herë: “Libri i gjelbër” filmi më i mirë

Los Anxhelos, 25 shkurt 2019 (MIA) – Filmi “Libri i gjelbër”, një tregim i vërtetë për një pianist me ngjyrë, e fitoi çmimin kryesor të Akademisë amerikane për art filmik – Oskar për filmin më të mirë.

Regjisori meksikan Alfonso Kuaro, i cili tani më ka fituar Oskar për regjisor më të mirë në vitin 2014 për realizimin e “Gravitacionit” edhe sivjet e fitoi çmimin në kategorinë e njëjtë për filmin “Roma”. Filmi fitoi edhe Oskat për filmin më të mirë të huaj dhe për fotografi.

Aktorja më e mirë është Olivija Kolman për rolin në filmin “E preferuara”, ndërsa Oskarin për aktorin më të mirë e fitoi Rami Malek për interpretimin e Fredi Merkjuri në “Rapsodi boemike”.

Ndarjen e Oskarëve në teatrin Dollbi e shënoi dueti i Lejdi Gagës dhe Bredli Kuper të cilët drejtpërdrejtë e interpretuan baladën “Shallow” nga filmi “Ylli ka lindur”, i cili fitoi Oskar për këngën më të mirë.

Në vazhdim janë fituesit e Oskarëve në disa kategori:

Filmi më i mirë – “Libri i gjelbër”

Regjisor – Alfonso Kuaron për “Roma”

Aktor – Rami Malek për ” Bohemian Rhapsody”

Aktorja – Olivija Kolman “E preferuara”

Aktor në rolin dytësor – Mahershalla Ali “Libri i gjelbër”

Aktorja në rolin dytësor – Rexhina King “If Beale Street Could Talk”

Skenari origjinal – “Grren book”

Skenar i adaptuar – “BlackKklansman”

Filmi i huaj – “Roma”

Filmi i animuar me metrazh të gjatë – “Spider Man: Into the Spider-Verse”

Tingulli – “Bohemian Rhapsody”

Efekte vizuale – “Firs Man”

Montazhi filmik “Bohemian Rhapsody”

Filmi i animuar në metrazh të shkurtër – “Vao”

Film i shkurtër dokumentar – “Peroid End of Sentense”

Kënga origjinale – “Shallow” nga “Ylli ka lindur”

Kinematografia – “Roma”

Kostume – “Blaxk Panther”

Grimi dhe stajlingu – “Vice”

Film i gjatë dokumentar – “Free Solo”. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail