Lajmet e këqija në media i prekin më shumë femrat sesa meshkujt

Lajmet tragjike nxisin lirimin e sasive më të mëdha të hormonit të stresit te femrat, sepse ato janë më empatike dhe analizojnë rrezikun i cili mund të kërcënojë edhe familjen e tyre

Faqet e kronikave të zeza, fatet e trishtuara njerëzore dhe historitë për ndërprerjet e dashurive të mëdha ndikojnë më shumë te pjesëtarët e gjinisë më të butë, ka treguar hulumtimi i Universiteti kanadez Montreal.P

Shkencëtarët gjatë studimit të vullnetarëve u kanë dhënë disa lajme të gazetave për t’i lexuar, ndërsa gjatë eksperimentit kanë matur nivelin e të ashtuquajturit hormon të stresit, kortizolit në mostrat e pështymës së tyre.

Femrat kanë pasur dukshëm vlerë më të madhe të këtij hormoni gjatë leximit të lajmeve të këqija sesa meshkujt, kanë shpjeguar hulumtuesit.

Ndikimin më të madh të lajmeve të këqija te femrat e shpjegojnë me zhvillimin evolucionar për shkak të të cilit janë mësuar të studiojnë dhe analizojnë rreziqet të cilat mund të kërcënojnë edhe familjet e tyre, si edhe fakti që femrat janë shumë më empatike se meshkujt.

“Sistemi nervor i femrave prodhon dhe rregullon stresin ashtu që të sigurojë mbijetesën e vet, si dhe mbijetesën e pasardhësve. Lajmet e këqija kështu shërbejnë si përgatitje për reaksionin e tyre në situata të ngjashme”, – ka qartësuar udhëheqësja e studimit, Marie-France Marin. /Telegrafi/

ërveçqë në mënyrë më emotive reagojnë në lajmet e tilla, femrat janë më të mira edhe në të mbajturit në mend të detajeve të lajmeve të këqija, si numri i viktimave, rrethanat e fatkeqësisë dhe informata të ngjashme, shkruan Daily Mail.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail