Tri arsye për shkak të cilave meshkujt i braktisin femrat të cilat i duan

Keni krijuar një lidhje që keni ëndërruar me një mashkull i cili u admiron. Çdo gjë është e përsosur. Përnjëherë, si kur godet rrufeja në qiell të kthjellët, ai ju thotë se është i palumtur dhe tashmë është nisur nga porta

Ekzistojnë tri arsye për shkak të të cilave partneri braktis partneren e mirë, transmeton Telegrafi.

Emocione të tepërta

Meshkujt nuk kanë aftësi emocionale dhe nuk dinë të gjenden në situata të tilla, andaj fillojnë të largohen kur ndjenjat tuaja bëhen më shumë intensive.

Nëse jeni me një mashkull të tillë, duhet patjetër të dini që ai nuk ka orientime emocionale të cilat do ta “qetësonin” dhe do ta lidhnin për ju, madje edhe kur ndjenjat bëhen më të fuqishme dhe më intensive.

Nëse mësoni të komunikoni mbi temat e ndjeshme, dhe të mos e vërshoni partnerin tuaj me emocione, marrëdhënia do të përmirësohet.

Mendon që po përpiqeni ta ndryshoni

Meshkujt çdo gjë gabimisht interpretojnë dhe ndiejnë që po i akuzoni dhe po i fajësoni. Nëse mashkulli ndien që po i kritikoni të metat dhe mungesat e tij, kurrë nuk do të jetë i gatshëm t’ju dëgjojë se ç’keni për t’i thënë. Do të mbyllet në vetvete edhe më shumë.

Mos krijoni situata të tilla sikur kërkoni që ai të bëhet më i mirë, por bëjani me dije që ai vetë të bindet dhe të fillojë të përmirësohet.

Frikësohet se do ta humbë lirinë

Marrëdhënia emocionale le të jetë pozitive në atë mënyrë që partneri të jetë i vetëdijshëm për atë se çka fiton me ju dhe pranë jush, në vend që të mendojë se do “t’ju fitojë juve”, por do të humbë lirinë.

Çka të bëni?

Mësohuni të komunikoni me partnerin në atë mënyrë që t’i tregoni se sa është i lumtur, se i është plotësuar dëshira dhe sa ju dashuron.

Lavdërohuni dhe vlerësohuni reciprokisht, në vend që të kritikoni njëri-tjetrin. Do të befasoheni se me sa dashuri dhe falënderime do t’ju shpërblejë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail