Bebet e lindura në dhjetor janë më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë

Hulumtime të shumta shkencore dhe joshkencore kanë konstatuar që ekzistojnë përparësi të shumta nëse jeni të lindur në dhjetor

Studimi i publikuar në Journal of Ageing Research thotë që nëse jeni të lindur në dhjetor është më se e sigurt që do ta festoni vitin jubilar të njëqindvjetorit, transmeton Telegrafi.

Në hulumtim theksohet që fëmijët e lindur gjatë muajit të fundit të vitit kanë shansin më të madh që të festojnë numrin treshifror, për dallim nga fëmijët të cilët janë të lindur gjatë muajve të verës.

Për njerëzit e lindur në dhjetor theksohet që janë edhe veçanërisht të mirë dhe të sjellshëm.

Anketa e cila është bërë në mesin e studentëve në SHBA ka ardhur në përfundim se fëmijët e dhjetorit më pak ankohen për rrethanat jetësore dhe më pak janë të prirë për ndryshim të humorit.

Edhe një përparësi për njerëzit e lindur në dhjetor është që ata janë më të shëndetshëm.

Studimi i cili ka përfshirë më shumë se një milion e gjysmë njerëz thekson që këta fëmijë më pak janë të prirë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Të gjitha këto përparësi shpjegohen me sasinë e vitaminës D, të cilën bebja e ka marrë derisa ka qenë në stomakun e nënës gjatë muajve të verës të shtatzënisë së nënës. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail