Ushtrimet fizike i sjellin shumë përfitime trupit – por si ndikojnë në mendje?

Shpeshherë bëjmë ushtrime fizike për ta përmirësuar formën fizike apo për të humbur peshë, por ushtrimet fizike sjellin shumë përfitime edhe në mendjet tona.

Duke marrë parasysh se numri i njerëzve që kanë probleme me shëndet mendor është rritur, tani, si asnjëherë më parë, është shumë e nevojshme që të kujdesemi për mirëqenien mendore, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet fizike janë të mahnitshme për ta rritur disponimin dhe për ta larguar mendjen nga gjërat e këqija. Në fakt, disa doktorë ua përshkruajnë pacientëve ushtrimet fizike si pjesë e trajtimit të depresionit.

Sidoqoftë, si ndikojnë saktësisht ushtrimet fizike në shëndetin mendor?

Ushtrimet fizike lirojnë endorfine

Është fakt i njohur mirë se ushtrimet fizike lirojnë kimikale të quajtura endorfine. Këto kimikale e rrisin disponimin dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.

E lehtësojnë stresin dhe tensionin

Ushtrimet fizike mund të jenë në veçanti të mira për ta larguar stresin dhe tensionin që ndërlidhet me ankthin.

E përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin

Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikaleve si dopamina dhe serotonina, të cilat e përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin.

Ushtrimet fizike e rrisin vetëbesimin

Përmirësimet në trup dhe në formë të trupit normalisht se ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim.

E përmirësojnë kualitetin e gjumit

Ne jetojmë në një botë ku rregullisht ankohemi se jemi të lodhur. Megjithatë, një stërvitje e mirë do t’ju bëjë më të lodhur fizikisht, e që pastaj ju ndihmon të flini më mirë dhe të pushoni më shumë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail