Në ditën e sotme

19 mars 2020 (MIA)

1519. – Lindi mbreti francez Anri i Dytë, baba i tre mbretërve – Fransoa i Parë, Sharli i Nëntë dhe Anri i Tretë. Gjatë sundimit prej vitit 1547 e deri në vdekje, më 1559, me përkrahjen e bashkëshortes Katerina nga Mediçi, filloi me dëbimin sistematik të hugenotëve (protestantë francezë), me çka në vitin 1562 e shkaktoi luftën fetare, e cila e Francën e goditi plot 36 vite.

1687 – Kërkimi për burimin e lumit Mississippi drejtuar nga eksploratori francez Robert Cavelier de la Salle përfundon me vrasjen e tij nga të punësuarit e vet në Texas

1628. – Anglezët në Amerikë e themeluan koloninë Masaçusec.

1711. – Filloi lufta ruso-turke.

1813. – Lindi Dejvid Livingston, hulumtues skocez i kontinentit afrikan. Vdiq në vitin 1873.

1873. – Lindi Maks Reger, kompozitor, pianist dhe pedagog muzikor gjerman, përfaqësues i romantizmit të vonshëm. Vdiq më 11 maj të vitit 1916.

1900. – Lindi fizikani dhe kimisti bërthamor francez Zhan Frederik Zholio, i njohur si Zhan Frederik Kiri, i cili së bashku me bashkëshorten Irena, vajzën e fituesve të Çmimit Nobel Pjer dhe Marija Kiri, në vitin 1935 e ndanë Çmimin Nobel për kimi.

1944. – Ushtria gjermane e okupoi Hungarinë.

1950. – Vdiq shkrimtari amerikan Edgar Rajs Barouz, i njohur për serinë e romaneve të popullarizuara për Tarzanin.

1982. – Fillon lufta e ishujve Falklands me pushtimin e Gjeorgjisë Jugore nga Argjentina.

1982. – Në Shkup vdiq Adem Gajtani, shkrimtar dhe përkthyes në Maqedoni. Është autor i librave “Drita e zemrës”, “Ylli i detit”, Kënga e mjellmës” etj. Lindi në Podujevë, Kosovë, më 21 korrik 1939.

1996. – Në kryeqytetin e Filipineve, Manila në zjarrin në një diskotekë humbën jetën së paku 150 njerëz.

2000. – Në Shkup është mbajtur Asambleja themeluese e partisë politike Lidhja Demokratike. Për kryetar është zgjedhur Pavle Trajanov.

2011. – Zgjedhjet për kryebashkiak të Parisit i fitoi socialisti Bertran Delanoe, me çfarë e majta e mori pushtetin në kryeqytetin e Francës, për herë të parë pas 130 viteve nga koha e komunës së Parisit.

2007. – Në shpërthimin në minierën “Ulanovskaja” në zonën Kemerova në Rusi, humbën jetën 102 nga gjithsej 203 minatorë, të cilët ndodheshin në minierë në momentin e shpërthimit. Miniera për qymyr “Ulanovskaja” është një nga më modernet në rajonin e Kuzbashit.

2008. – Vdiq shkrimtari britanik Ser Artur Klark, autor i më shumë veprave nga rajoni i fantastikës shkencore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail