Përse është në rregull të ndiheni keq kur e bëni një gabim

“Vazhdoje jetën, harroje atë punë, çfarë ka ndodh nuk mund ta ndryshosh” – kjo është një nga këshillat më të zakonshme që i jepet dikujt i/e cili ka gabuar

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë! Faktikisht, një studim i fundit ka treguar se duhet të ndiheni keq, në mënyrë që të mësoni.

Studimi, i publikuar në ‘Journal of Behavioral Decision Making’, sugjeron se emocionet duhet të përfshihen në momentet kur gaboni apo dështoni, në mënyrë që të mësoni, transmeton Telegrafi.

Pse? Ne kemi tendencë ta arsyetojmë atë çfarë ka ndodhur vetëm atëherë kur mund t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme. Parimisht, ne arsyetohemi në vend se të marrim hapa të nevojshëm për t’u adaptuar dhe për ta shmangur të njëjtin gabim në të ardhmen.

Kur “vazhdoni tutje” aq lehtë kur gaboni, ju keni tendenca të krijoni një bindje se është faji i universit dhe asnjëherë i juaji. Por, më e keqja është se me një qëndrim të tillë ju supozoni se keni mësuar diçka – e kjo shpije që ju ta përsëritni të njëjtin gabim vazhdimisht.

Prandaj, ekspertët tregojnë se është mirë të emocionoheni kur gaboni, dhe ajo ndjenjë e tmerrshme e fajit që e ndjeni në stomak do t’ju motivojë të mësoni dhe të përpiqeni më shumë herën tjetër. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail