Një hulumtues gjeti pasuri të fshehur prej një milion dollarëve

Los Angjelos, 8 qershor 2020 (MIA) – Një hulumtues-avanturier gjeti një arkë të fshehur rrëzë Maleve shkëmbore në SHBA. Pasuria vlerësohet në rreth një milion dollarë dhe i takon koleksionistit të njohur Forest Fen (89).

Njëherit, ai në autobiografinë nën titullin “Pasioni i gjurmimit” të vitit 2010, zhvendosi këngë me 24 vargje e cila tregon se ka fshehur një pjesë të pasurisë së tij në këto vargmale, diku në Nju Meksiko, Kolorado, Uajoming apo Montana.

Shkrimtari Dag Preston, përndryshe mik i Fenit, thotë se e ka parë arkën dhe se është i bindur se ai me të vërtetë e ka fshehur atë pasuri diku.

“Në arkë kishte copë të mëdha të arit nga Alaska, monedha ari, statuja, si dhe gurë të çmuar… E njoh Forestin mbi 30 vite dhe e di se ai asnjëherë nuk do të kishte mashtruar”, thotë shkrimtari.

Gjatë dekadës së fundit, katër avanturierë kanë humbur jetën në gjurmim të pasurisë.

Hulumtuesi preferon të mbetet anonim për opinionin. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail