Ringo Star e festoi ditëlindjen e tij të 80-të me shfaqje të posaçme

Liverpull, 8 korrik 2020 (MIA) – Legjenda e pop-rokut, Ringo Star e festoi ditëlindjen e tij të 80-të me video paraqitje të drejtpërdrejtë në internet. Kësaj radhe, kjo kaloi pa anëtarin tjetër të grupit të famshëm “Beatles”, Pol Mekartni.

Star, zakonisht ditëlindjet e tij i feston me koncerte para adhuruesve të tij, por pandemia e koronavirusit e bëri jubileun e sivjetmë pak më të veçantë.

“Ky vit nuk është më i miri për argëtim të tillë. Këaj radhe do të kalojë në rrethin e më të afërmëve. Dhe, do ta respektojmë distancën fizike”, u tha timpanisti i famshëm adhuruesve të tij para se t’i nderojë me disa hite të grupit të famshëm.

Pjesëtari tjetër i gjallë i “katërshes së Liverpullit”, Pol, në Tuiter ia uroi ditëlindjen Ringos: “Urime ditëlindjen, Riçard! Të dëshiroj ditë të paharruar, miku im i vjetër”.

Shfaqjen njëorëshe përmes internetit e ndoqën mbi 130.000 ndjekës të timpanistit. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail