Arinjtë polarë do të zhduken deri në vitin 2100

Los-Anxhelos, 21 korrik 2020 (MIA) – Arinjtë polarë do të shfarosen deri në fund të këtij shekulli nëse nuk bëhet asgjë më shumë për luftë kundër ndryshimeve klimatike, porositin hulumtimet e reja shkencore.

Ekspertët pretendojnë se disa grupe tashmë i kanë arritur kufijtë e mbijetesës sepse akulli i Arktikut po zvogëlohet. Studimet e deritanishme kanë treguar shkrirja e akullit, me shumë gjasa, do ta zvogëlojë numrin e arinjve polarë, por një punim i ri i botuar në revistën “Nejçër klajmet çejnxh” (Nature Climate Change) zbulon se kur kjo mund të ndodhë.

Me modelimin e përdorimit të energjisë të arushave polare, shkencëtarët i kanë llogaritur kufijtë e qëndrueshmërisë së këtyre kafshëve. Sipas skenarit me emetimin e gazrave të qelqta dhe me efektin “kopshti i qelqtë”, me shumë gjasa të gjitha grupet e arinjve polarë, përveç një numri të vogël nga veriu i largët, do të zhduken deri në vitin 2100. Edhe nëse përmbushen vetëm kushtet themelore për zvogëlimin e emetimeve, numri i kësaj specie shtazore do të ulet ndjeshëm.

“Arinjtë polarë janë tashmë “në krye” të botës. Nëse akulli zhduket, ata nuk kanë ku të shkojnë”, thotë Dr. Stiven Amstrup, një shkencëtar kryesor në studim.

Ai sqaron se së pari, arinjtë do të mbeten pa pasardhës … Ata do të lindin, por femrat nuk do të kenë yndyrë të mjaftueshme trupore për të prodhuar qumësht. Mishngrënësit mbështeten në akullin e detit në Oqeanin Arktik për të gjuajtur foka. Përderisa shkrihet akulli, kafshët detyrohen të udhëtojnë në distanca më të gjata për të gjetur ushqim për veten dhe të vegjlit e tyre.

Arinjtë polarë janë renditur si një specie e rrezikuar nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ndërsa ndryshimet klimatike janë faktori kryesor për zhdukjen e tyre. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail