Hëna po largohet nga ne

Hjuston, 17 gusht 2020 (MIA) – Hëna çdo vit largohet për rreth 2.5 centimetra nga planeti ynë, kështu që për disa qindra milionë vjet, nuk do të ketë më eklips diellor, theksojnë shkencëtarët e NASA-s.

Matjet janë bërë me laser dhe panele të quajtura retro-reflektorë, të vendosura nga misionet amerikane dhe ruse gjatë dekadave të fundit. Gjetjet janë botuar në revistën “Toka, planetet dhe hapësira” (Earth, Planets and Space).

Koncepti i matjes përfshin atë se sa kohë laseri i dërguar nga Toka udhëton në Hënë, refuzohet nga retro-reflektori.. Ervan Mazariko nga NASA është përgjegjës për projektin, i cili nga viti 2017 realizohet në qytetin Gras, Franca Jugore, dhe ai pretendon se, megjithëse jo gjithmonë, kjo ka sukses.

Nga ana tjetër, Tom Marfi, një fizikan nga Universiteti i Kalifornisë, i cili nuk është i përfshirë në projekt, thotë se koha, mosha dhe ndikimet e jashtme i dëmtojnë panelet dhe kjo, me shumë gjasa, ndikon në efektivitetin e matjeve. “Shpjegimi me reflektorët me pluhur është shumë më i pranueshëm, sesa për t’u hedhur poshtë, duke i pasur parasysh rezultatet”, theksoi ai.

Sidoqoftë, ai dhe disa kolegë të tij pajtohen që kjo njohuri është e rëndësishme për ndërtimin e tërë pamjes.

Mazariko, nga ana tjetër, beson se nuk ka prova të mjaftueshme që shtresa e tepërt e pluhurit të hënës që ngjitet për retro-reflektorët është “fajtori kategorik” për ngadalësimin e procesit. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail