Fejsbuku për shkak të rregullativave paralajmëron mundësinë për lëshimin e Evropës

Londër, 23 shtator 2020 (MIA) – Fejsbuku amerikan paralajmëroi se mund të tërhiqet nga Evropa nëse komisari irlandez për mbrojtje të të dhënave sjell ndalesë për shkëmbim të të dhënave me SHBA-në.

Komisari irlandez paralajmëroi mundësinë për sjelljen e një vendimi të tillë pasi Gjykata Evropiane e drejtësisë në korrik e dënoi se nuk ka mbrojtje të mjaftueshme nga qasja e agjencive të inteligjencës amerikane në të dhënat në Fejsbuk.

Bashkëpunëtori kryesor në Fejsbuk në dosjen gjyqësore në Dublin shkroi se zbatimi i ndalesës do ta bëjë kompaninë jofunskionale, transmeton “Gardiani” britanik.

“Në rast se Fejsbuku është mjet i suspendimit të plotë të transmetimit të të dhënave shfrytëzuese për SHBA-në, nuk është e qartë se si mund të vazhdojë të sigurojë shërbime në Instagram në BE në këto rrethana”, deklaroi zëdhënësi në Fejsbuk, Ivon Kanan.

Ajo theksoi se Fejsbuku nuk kërcënohet me tërheqjen e nga Evropa, por thjeshtë shpreh mendime të bazuara në gjendjen reale.

Dokumentet juridike të dorëzuara në Gjykatën Supreme në Irlandë tregojnë vetëm realitet të qartë se Fejsbuku dhe shumë kompani tjera, organizata dhe ofrues të shërbimeve bazohen në transferimin e të dhënave mes BE-së dhe SHBA-së, tha Kanan. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail