Koronavirusi e anuloi edhe Karnavalin në Rio

Rio de Zhaneiro, 25 shtator 2020 (MIA) – Shkollat ​​për Samba në Rio de Zhaneiro, Brazil, kanë vendosur të shtyjnë karnavalin e famshëm, i cili ishte planifikuar të mbahej në shkurt të vitit 2021, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Neve na duhet të presim muajt vijues për deficinion rreth asaj nëse do të ketë vaksinë apo jo dhe se kur do të ketë imunizim”, ka thënë presidenti i Ligës, Zhorzhe Kastanjeira, para gazetarëve në Rio.

Kjo ngjarje tërheq miliona turistë nga gjithë Brazili dhe pjesa tjetër e botës çdo vit.

Spekulime ka pasur edhe më herët që autoriteteve do t’u duhet të anulojnë apo shtyjnë këtë ngjarje, marrë parasysh se Brazili është duke tentuar të kontrollojë përhapjen e koronavirusit.

Ky vend deri më tani ka regjistruar 4.7 milionë persona të infektuar dhe gati 140.000 vdekje nga KOVID-19.

Brazili njëhit është vendi i dytë në botë për nga numri i viktimave, pas SHBA-së, të cilat sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins, kanë regjistruar më shumë se 200.000 persona të vdekur me këtë virus.

Njoftimi për karnavalin në Rio ka ardhur teksa shumë shtete evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën kanë bërë të ditura kufizime të reja, për të parandaluar shpërthimet e reja të virusit.

Tradita e garës daton që nga vitet 1930. Deri atëherë, karnavali mbahej në rrugë.

Për herë të fundit ceremonia u shty për dy muaj, në vitin 1912 për shkak të vdekjes së ministrit të Jashtëm të atëhershëm. Në Luftën e Dytë Botërore, festimet u anuluan. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail