Administrata e Trampit: Bili Ajlish po e shkatërron SHBA-në

Los Angjelos, 30 tetor 2020 (MIA) – Rrodhën dokumente të Administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp, ku, gjoja, flitet për marrëveshje për reklamim, në vlerë prej 250 milionë dollarëve amerikanë, fillimisht dedikuar për “humbje të zhgënjimit dhe inspirimit të shpresës” në kohë të pandemisë së Kovid-19.

Në dokumente, mes tjerash, janë cekur edhe personalitete publike për të cilat besohet se nuk dakordohen me Trampin dhe politikën e tij. Posaçërisht është interesante pjesa për pop-këngëtaren Bili Ajlish, ku thuhet se “nuk është mbështetëse e Trampit”, por edhe se ajo “po e shkatërron vendin tonë (SHBA-në) dhe gjithçka për çka kujdesemi ne”, transmetojnë mediumet amerikane.

Bili Ajlish, ndërkaq, nga ana e vet u kundërpërgjigj se “Trampi është ai që po e shkatërron SHBA-në”.

Shkrimet thonë se “problem për Administratën e tanishme” janë së paku 274 artistë dhe personalitete të famshme.Mes tyre përmenden edhe emrat e Xhenifer Lopez, Xhad Apatou, Xhorxh Lopez, Kristina Agilera, Adam levin, Xhastin Timberllejk, Xhek Bllek dhe Xhoni Dep.

Si të dëshirueshëm për fushatë janë cekur udhëheqësi dr. Oz dhe artisti Denis Kuejd.

Asnjë video nga ky program i paguar propagandues akoma nuk është emetuar. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail