Meshkujt vajtojnë dhe vuajnë në heshtje, po femrat?

Meshkujt shumë më vështirë e përballojnë ndarjen, ndërsa femrat më lehtë përballen me situatën e tillë.

Pas thyerjes emocionale, damat kryesisht bëjnë çdo gjë që ajo thyerje të mos vërehet shumë tek ato.

Atëherë më së shpeshti vendosin për ndryshim të dukjes, të stilit të flokëve apo të stilit të veshjes, me çka paralajmërojnë fillim të ri, konsiderojnë ekspertët.

Kjo u ngre vetëbesimin, andaj do të duken më mirë edhe për veten edhe për të tjerët. Për dallim nga gjinia e butë, meshkujt vuajnë në heshtje, gjë që shfaqet në gjendjen e tyre psikike, por edhe për dukjen fizike.

“Meshkujt nuk i ndajnë emocionet me të tjerët, më së shpeshti i ndrydhin në vete dhe shtiren që çdo gjë është në rregull”, ka theksuar terapeutja Tracey Cox.

Shpesh veten e mbingarkojnë me obligime në mënyrë që të mos mendojë për ish-partneren, por edhe ngushëllimin e kërkojnë në alkool dhe femra të tjera. Lodhja, rraskapitja dhe netët pa gjumë lënë gjurmë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail