Anulohet karnavali i këtij viti në Rio

Rio-de-Zhanejro, 22 janar 2021 (MIA) – Kryetari Rio-de-Zhanejros publikoi se këtë vit qyteti i tij nuk do ta organizojë Karnavalin me famë botërore, për shkak të pandemisë së Kovid-19.

“Asnjëherë nuk e kam fshehur pasionin tim për karnavalin dhe e di rëndësinë ekonomike të kësaj ngjarje kulturore për qytetin tonë. Sidoqoftë, duket, është e paarsyeshme të imagjinohet në këtë kohë, që ne mund ta organizojmë karnavalin në korrik”, ka shkruar Eduardo Pais në Tuiter.

Më pas ai premtoi se do t’ju ndihmojë të gjithë brazilianëve që punojnë gjatë gjithë vitit për ta organizuar këtë festë të madhe. Karnavali i Rios zakonisht mbahet në shkurt ose mars, pak para se të fillojë agjërimi . Në shtator të vitit 2020, shkollat ​​për samba që e organizuan paradën vendosën ta shtyjnë Karnavalin për në korrik të këtij viti për shkak të pandemisë, duke shpjeguar se deri atëherë, me shumë gjasa, do të gjenden vaksinat.

Edhe krahas imunizimit në Brazil këtë javë, kryetari beson se do të ishte akoma e pamundur të organizohet festivali më i madh në botë, i cili tërheq miliona njerëz në rrugët e Rios çdo vit.

Pas SHBA-së, Brazili është në vendin e dytë në botë sipas vdekshmërisë nga koronavirusi, me gjithsej mbi 213.000 raste të vdekjes. ls/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail