Në Zelandë të Re është themeluar shitore në të cilën gjithçka është falas

Velington, 1 prill 2021 (MIA) – Në Zelandë të Re punon “shitore sociale” ose “bankë për ushqim”, e ngritur nga organizata qytetare “Misioni i Velingtonit të ngopur”, i themeluar në vitin 1904, me qëllim që të përmbushen nevojat e popullatës lokale.

Ideja për themelimin e një shitore të këtillë doli nga nevoja për mbështetje të bashkësisë përmes sigurimit të qasjes në ushqim dhe mundësisë që njerëzit të zgjedhin çka dëshirojnë. Gjithashtu, planifikohet zgjerim i rrjetit të shitoreve të këtilla në periudhën e ardhshme.

Me qëllim që të realizohet mundësia për blerjen në këtë shitore, të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë me organizatën, që të sqarojnë se në çfarë situate gjenden dhe pse ju nevojitet një ndihmë e këtillë. Pastaj, ata marrin termin se kur mund të shkojnë të blejnë.

Në vend të çmimeve, artikujt në shitore janë të shënuara me pikë prej 1 deri 5, ku një pikë janë produktet më të lira, përderisa 5 kushtojnë produktet të cilët kushtojnë më shumë se 10 dollarë.

Varësisht situatës në të cilën gjendet personi, organizata vendos se sa pikë për furnizim do t’iu ndahen. Për shembull, një person i rritur me status të lirë martesor do të fitonte 55 pikë, përderisa familjet shumë më shumë.

Në këtë mënyrë, personat me rrezik social nuk marrin pako të gatshme të ushqimit, por vetë vendosin se çka të blejnë dhe si të menaxhojnë me buxhetin e tyre.

Në shitore ka rreth 3.000 produkte, përveç alkool dhe cigare.

Shitorja sociale ka mbështetje e supermarketeve të mëdha. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail