Ndikojnë te njerëzit si terapi kundër stresit: Këta qen rrezatojnë energji pozitive

Pronarët i duan më shumë se veten e tyre!

Nëse dëshironi të keni një kanakar shtëpiak, merrni parasysh këto raca, transmeton Telegrafi.

Këtu janë racat:

Golden Retriever dhe Labrador Retriever

Jashtëzakonisht besnikë, inteligjentë dhe të lehtë për t’u stërvitur.

Retrivierët janë më të lumtur kur janë në shoqëri me njerëzit dhe janë një shembull i vërtetë i pohimit se një qen është e vetmja krijesë që ju do më shumë sesa veten.

Pugs

Këtij qenushi të lezetshëm i pëlqen vëmendja dhe dëshiron të jetë gjithmonë shoqëruesi juaj besnik.

Pugs është shumë të lidhur me njerëzit dhe të jini të sigurt që do të jetë një mik të vërtetë juaji.

Cocker Spaniel

Pjesëtarët e kësaj race i adhurojnë shumë fëmijët dhe dihet që ata lehtë lidhen me fëmijët që kanë probleme mendore dhe emocionale. Madje edhe flokët e tyre të gjatë dhe të mëndafshtë mund të jenë qetësues.

Cocker Spaniels janë të lehtë për t’u stërvitur, vështirë mund të tremben dhe janë jashtëzakonisht të gatshëm për të kënaqur pronarin. Ata gjithashtu i përballojnë mirë udhëtimet, kështu që do të jenë shoqërues të shkëlqyeshëm.

Terrieri i Jorkshirit

Sipas historisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dr. Charles Mayo mori një Terrier Jorkshiri me vete në një vizitë oficerëve të plagosur të marinës.

“Yorkie” pati një efekt shumë pozitiv tek ushtarët dhe ngriti shpirtin e tyre, dhe u bë qeni i parë terapeutik.

Qeni i racës Dachshund

Mjafton të shikosh këtë argëtues të lezetshëm të vogël me një trup të gjatë dhe këmbë të shkurtra që t’ju sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj, ndërsa natyra e tij e hareshme do t’ju gëzojë dhe do t’ju qetësojë edhe pas një dite shumë të vështirë.

Këtë racë e stolis një natyrë mbrojtëse dhe një dëshirë e madhe për t’u ledhatuar, dhe këta qenushë besojnë fuqimisht se janë anëtarë të barabartë të familjes së tyre njerëzore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail