Një vajzë mashtruese gjatë diplomimit në Austri mund të përfundojë në burg



Vjenë, 25 maj 2022 (MIA) - Një vajzë 18-vjeçare nga Austria mund të përfundojë në burg për mashtrim në provimin e diplomimit në degën ekonomike, raportojnë mediat e huaja.

Ajo dha provimin e saj të diplomimit në një shkollë në Deutschberg më 9 maj, duke marrë me vete dy celularë dhe kufje. Pasi ka bërë foto, ajo ua ka dërguar të afërmve të saj, dhe përmes kufjeve ka marrë përgjigjet e sakta.

Një mësuese e vuri re sjelljen e saj dhe bëri një ankesë. Vajzës i është dhënë mundësia të bëjë sërish provimin në vjeshtë, por do të përballet edhe me pasoja penale.

Drejtoria e shkollës është dashur ta denoncojë rastin në Prokurori, ku është vendosur që të inicohet procedura, pasi provimi i maturës është dokument publik dhe dënohet nëse personi e merr atë me mashtrim.

Nëse Prokuroria nis një procedurë, vajza në rastin më të mirë mund të gjobitet. Në rastin më të keq do të përfundojë në një vit burg.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail