Ora e Hitlerit u shit në një ankand në Shtetet e Bashkuara për 1.1 milionë dollarë



Uashington, 7 gusht 2022 (MIA) – Ora e ish-liderit nazist Adolf Hitler është shitur në një ankand në shtetin amerikan të Merilendit për 1.1 milionë dollarë.

Alexander Historical Auctions me qendër në Chesapeake City, Maryland e ka vlerësuar orën midis 2 dhe 4 milionë dollarë, duke thënë se është një "mbetje e Luftës së Dytë Botërore me përmasa historike".

Udhëheqësit hebrenj e kundërshtuan shitjen, duke deklaruar se ora kishte pak ose aspak vlerë historike.

Presidenti i shtëpisë së ankandeve Bill Panagopoulos tha se blerësi ishte hebre nga Evropa.

Ora përmban inicialet "A" dhe "X" si dhe një svastika.

Ora u mor si një plaçkë lufte nga një ushtar francez më 4 maj 1945, kur njësia e tij hyri në kasollen "Berghof" të Hitlerit në Alpet bavareze, afër Berchtesgaden.

Hitleri kreu vetëvrasje në Berlin më 30 prill 1945.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail