Një statujë e një perëndeshë indiane e vjedhur në vitin 1971 është gjetur në Nju Jork



Nju Jork, 9 gusht 2022 (MIA) – Në Nju Jork është gjetur statuja e perëndeshës indiane Parvati e shekullit të 12-të, e vjedhur në vitin 1971 nga një tempull në shtetin indian të Tamil Nadu.

Sipas policisë indiane, statuja u gjet në shtëpinë private të ankandit Bonhams dhe dokumentet tashmë janë përgatitur për kthimin e saj.

Bonhams ende nuk ka komentuar për rastin.

Statuja 52 centimetra e gjatë, një nga pesë statujat që më parë u zhdukën nga një tempull indian.

Në vitet e fundit, India ka shtuar përpjekjet për të rimarrë statujat e hyjnive dhe antikave të tjera të vjedhura ose të kontrabanduara nga tempujt e saj.

Kryeministri indian Narendra Modi njoftoi në shkurt se "mbi 200 statuja hyjnish" ishin kthyer me sukses në vend që nga viti 2014.

Dy vjet më parë, Britania i ktheu Indisë tre statuja bronzi të vjedhura më shumë se 40 vjet më parë nga një tempull në Tamil Nadu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail