Dizajneri i Balenciaga ka postuar foto të çuditshme me fëmijë

Los Angeles, 30 nëntor 2022 (MIA) – Dizajnerja e Balenciaga, Lota Volkova, ka postuar në profilin e saj në Instagram foto të çuditshme me fëmijë.

Fotot tregojnë një vajzë të shtrirë me rroba banje me fytyrë si kukull, një djalë me taka të larta, një shtrat të mbuluar me pika të kuqe dhe një arush pelushi të lidhur me një fjongo të kuqe... Por ka edhe një burrë dhe një grua me një qese plastmasi mbi kokë, një grua që "i bëhet flijim" djallit, një fëmijë që mban një kafkë dhe një vajzë e lidhur në një karrige.

Pas reagimeve të shumta të ndjekësve, dizajnerja mbylli profilin. Me origjinë nga Rusia, ajo studioi dizajnin e modës në Londër, MB dhe më pas u zhvendos në Paris, Francë. Lotta ka bashkëpunuar me shumë të famshëm, duke përfshirë Kanye West dhe Justin Bieber. Ajo ka punuar edhe për markat “Vetements” dhe “Adidas”.

Pak kohë më parë, “Balenciaga” publikoi një fushatë që shumëkush e vlerësoi si inkurajuese për pornografinë e fëmijëve. Shtëpia e modës më vonë kërkoi falje dhe ngriti një padi prej 25 milionë dollarësh kundër North Six dhe skenografit Nicolas des Jardins, i cili projektoi fushatën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail