Një asteroid kaloi afër Tokës mbrëmjen e kaluar



Hjuston, 27 janar 2023 (MIA) – Një asteroid i koduar “2023 BU” ka kaluar sonte pranë Tokës. Ai u zbulua vetëm pak ditë më parë dhe fluturoi mbi Amerikën e Jugut, në një distancë prej 36,000 km në pikën më të afërt me planetin tonë.

Për krahasim, disa satelitë gjeostacionarë dhe telekomunikues janë të vendosur në atë distancë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se shumica e satelitëve rrotullohen rreth Tokës në një lartësi prej disa qindra deri në 2000 kilometra.

Asteroidi u zbulua më 21 janar nga astronomi amator Gennady Borisov dhe observatori i tij "MARGO" në Krime, dhe më pas zbulimi u konfirmua nga observatorë të shumtë në mbarë botën. Edhe pse ishte një “takim jashtëzakonisht i afërt” me një tjetër trup hapësinor, NASA vlerësoi menjëherë dje se nuk kishte asnjë rrezik që ai të godiste Tokën.

Sistemi i vlerësimit të rrezikut të ndikimit të NASA-s, i quajtur Scout, analizoi të gjitha të dhënat e disponueshme për lëvizjen e 2023 BU.

- "Scout" hodhi poshtë shumë shpejt mundësinë e një përplasjeje. Megjithatë, u mësua se asteroidi do t'i afrohet jashtëzakonisht Tokës. Në fakt, kjo ishte një nga kalimet më të afërta të vëzhguara të një trupi hapësinor pranë Tokës, tha inxhinieri Davide Farnocchia, një nga njerëzit përgjegjës për projektin Scout.

Sipas vlerësimeve, edhe nëse do t'i ishte afruar planetit, pjesa më e madhe e asteroidit do të digjej në atmosferë dhe vetëm copa më të vogla do të kishin rënë në Tokë si meteoritë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail