Idetë më të mira për Shën Valentin

Në ditën e Shën Valentinit femrat kërkojnë romancë dhe vetëm romancë.

Harrojeni metodën e të pyeturit se çka dëshiron ajo. "Femrat kanë përshtypjen se nëse ato duhet të kërkojnë diçka, ajo nuk llogaritët si dhuratë", thotë një psikologe e lidhjeve, Karen Sherman. E para gjë që duhet ditur kur e zgjidhni dhuratën e ditës së Shën Valentinit është se duhet t'i blini diçka që ajo e pëlqen, që ajo nuk do ta blejë vetë. "Dhe, romanca është romancë, nuk ka të bëjë me pjesë të veturës. Përkthimi: mos i blej diçka që i duhet, por diçka që do t'i pëlqente ta kishte ", thotë ajo.

Çokollatat

Nëse jeni në fillim të lidhjes çokollatat mund të jenë të mira, por kjo vlen vetëm nëse nuk e njihni sa duhet njëri-tjetrin. Vetëm sigurohuni që ta gjeni llojin që ajo e pëlqen më shumë. Ja si mund ta bëni këtë: herën tjetër që jeni bashkë mund të hyni në një dyqan dhe t'i blini një çokollatë. Mbajeni në mend atë që zgjedh ajo.

Të brendshme

Nëse keni qenë bashkë për më shumë se 6 muaj, mund të tundoheni t'i blini asaj të brendshme në këtë fazë të lidhjes, por ai do të ishte një hap i madh prapa. Pa marrë parasysh sa mirë do të duket në to, ju do të mbeteni egoist. Në vend të kësaj mund t'i blini trëndafila ngjyrë shampanje. Ata janë seksi dhe romantikë në të njëjtën kohë.

Veshje

Nëse keni rreth një vit që po takoheni, mund t'i dhuroni asaj një mantel dhe t'i thoni se në këtë mënyrë do t'u ndiejë juve gjithmonë rreth vetes."Kjo është një gjë emocionale dhe rehatuese, jo diçka seksuale ", shpjegon Sherman.

Udhëtimi

Nëse jeni në një lidhje serioze, kjo do të ishte dhurata më e mirë e mundshme. Kalimi i disa ditëve bashkë dhe larg të gjithë të tjerëve do t'u ndihmojë që të relaksoheni bashkë dhe të merrni një tjetër kah në lidhjen tuaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail