Çfarë nuk guxoni t'i blini të dashurës për Shën Valentin?

E dimë se doni që ta befasoni të dashurën për festën e Shën Valentinit, por kujdes që të mos e befasoni për të keq. Duke qenë se meshkujt dhe femrat funksionojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, ia vlen që të gjithë meshkujt t'i rikujtojmë se cilat dhurata gjenden në listën e zezë të dhuratave  për Ditën e të dashuruarve.

Përqafimi
Nëse keni biseduar me të dashurën rreth dhuratës për Shën Valentin dhe keni marrë vesh se ajo është modeste, kujdes, mund të gaboni rëndë. Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të paraqiteni para saj me duar të zbrazëta, të zgjeruara për përqafim dhe puthje.

Aplikacionet e dashurisë së "facebook"-ut
Edhe pse tingëllon mirë, nuk është aspak romantike, por bëhet fjalë për një dembelizëm të vërtetë. Nëse me të vërtetë e doni atë person, atëherë mundohuni dhe bëni diçka më shumë se dy 'klik' -a të mausit.

Dhuratat për humbje në peshë
Kjo është një fushë e ndaluar, ku nuk duhet të shkelë asnjë mashkull. Kilet janë një temë shumë e ndjeshme për çdo grua, prandaj nëse keni dëgjuar se e dashura juaj preferon që ta blejë ndonjë CD me ushtrime, apo tableta për humbje në peshë, mos u bëni ju ai që do t'ia blejë këto produkte.

Dhuratat qesharake
Ndoshta juve dhe miqve tuaj ju duket ide shumë e mirë që të dashurës t'i bëni ndonjë dhuratë qesharake, dijeni se kjo është njëra ndër dhuratat më të papëlqyera për femrat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail