Përse njerëzit inteligjentë e kanë më të vështirë jetën!

Konsideroni se njerëzit inteligjentë e kanë më të lehtë jetën? Mendoni edhe një herë, sepse me inteligjencën shkojnë bashkë edhe anët e këqija.

Punojnë natën: Ekspertët thonë që nuk duhet të çuditemi me këtë shprehi të tyre, sepse njerëzit inteligjentë shumë shpesh natën lexojnë, studiojnë, analizojnë, shkruajnë... E keqja është se, gjumi i mirë natën është jashtëzakonisht i dobishëm për funksionimin normal të njeriut.

Vështirë gjejnë partnerë apo partner/e; Njerëzit inteligjentë vështirë mund të takojnë partnerë apo partnere, sepse janë të tërhequr dhe jo rrallë kanë kritere jashtëzakonisht të larta. Mirëpo, lajm i mirë është që kur njëherë gjejnë partner të përshtatshëm, kënaqen me seksin shumë më të mirë se sa njerëzit me inteligjencë mesatare.

Janë të gatshëm të gënjejnë: Pra, u drejtohen të tjerëve nga "lartësia", shpërndajnë fjalë të mençura, ndërkaq jo rrallë bëjnë edhe ndonjë gënjeshtër me qëllim që të krijojnë përshtypje sa më të mirë. Natyrisht, kjo do të thotë që herë-herë mund të jenë edhe keqdashës, kurse njerëzit e tillë askush nuk i do...

U besojnë gjërave të pabesueshme;  Ekspertët ende nuk e dinë përse kjo është kështu, mirëpo konsiderojnë që do të mund të ketë lidhje me vetëbesimin e tepruar, përkatësisht me bindjen absolute të njerëzve të mençur për intelektin e tyre, bile edhe kur nuk kanë të drejtë.

Kanë prirje autodestruktiviteti: Përse është kështu? Sepse ekziston diçka që quhet kureshtje e cila njerëzit inteligjentë i çon në situata shumë të komplikuara dhe të rrezikshme, si p.sh. varshmëria nga drogat. Disa hulumtime kanë treguar që njerëzit inteligjentë kanë prirje autodestruktiviteti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail