Flet për kriminalitetin në TV, i vjedhin varësen

Rio-de-Zhanejro, 11 prill 2014 (MIA) - Një hajdut në Rio-de-Zhanejro ka tentuar t'i vjedhë varësen që mbante në qafë një gruaje ndërkohë që ajo jepte një intervistë televizive dhe po fliste pikërisht për kriminalitetin në rrugët e Brazilit.

Gruaja po ankohej për mungesën e policëve gjatë ditës dhe pikërisht në atë moment një djalë iu afrua dhe i vuri dorën në qafë duke u munduar t'i këpuste varësen e floririt.

Edhe pse e këputi, hajduti nuk arriti ta vidhte varësen pasi refleksi i gruas ishte shumë i shpejtë dhe ai u detyrua të largohej me vrap. Gazetari që po intervistonte gruan e ndoqi hajdutin, por nuk arriti dot ta kapte.

Rio-de-Zhanejro është një qytet që ka një famë shumë të keqe për kriminalitetin. Vetëm në gushtin e vitit të kaluar ka pasur 406 vrasje dhe 629 grabitje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail